Raheem Sterling ishte një nga futbollistët më të mirë të Anglisë në fitoren 5:3 ndaj Kosovës në eliminatoret e Euro 2020.
Madje, tabloidi britanik “Daily Star” e ka krahasuar paraqitjen e tij me legjendën Paul Gascoigne.
“Anglia ka zbuluar një Gascoigne të ri te Sterling”, shkruan “Daily Star”.
Sterling ishte një prej kreatorëve më të mëdhenj te golat e Anglisë, derisa shënoi golin e barazimit të përkohshëm 1:1 pas epërsisë së befasishme të Kosovës në minutën e parë të ndeshjes.