Dua Lipa tregon se përse ishte kaq e veçantë që Miley Cyrus të vijë në festivalin “Sunny Hill”

Dua Lipa tregon se përse ishte kaq e veçantë që Miley Cyrus të vijë në festivalin “Sunny Hill”

Dua Lipa nuk ka asgjë tjetër përveç dashurisë së madhe për Miley Cyrus, e cila ishte e pranishme këtë vit në festivalin, “Sunny Hill”.

Lipa – e cila është organizatore e festivalit në Kosovë me babanë e saj, Dukagjin Lipën – ka folur të hënën për ET se si e mori artisten Cyrus për të performuar në vendin tonë.

”Ajo është mbretëreshë”, ka thënë artistja Lipa për ET.

“Unë thjesht bisedova me të dhe e pyeta nëse do të vinte”, thotë Dua. Jam shumë falënderuese ndaj saj, sepse në Kosovë ne nuk kemi pasur asnjëherë ndonjë femër ndërkombëtare si Miley që bëri gjithë atë shou”.

Edhe pse këngëtarja Lipa lindi në Angli, prindërit e saj janë nga Prishtina, dhe këngëtarja është shumë krenare për vendin e saj – tashmë është edhe arsyeja kryesore se përse nisën festivalin, “Sunny Hill”.

“Jo vetëm se ajo erdhi, por dhuroi atmosferë. Njerëzit humbën mendjen e tyre”, tha 24-vjeçarja duke qeshur. “Ishte shumë mirë, një natë për t’u kujtuar”.

Përderisa nuk është e zënë me organizimin e festivaleve të mëdha, Lipa merret edhe me projekte të tjera, së fundmi ajo u bë imazh i YSL, Libre, të cilën po e promovonte në New York në nisjen e një fushate të re.

“Ndjeva sikur ishte një gjendje e përsosur, sepse kemi shumë të njëjtat vlera dhe besuam në të njëjtën gjë”, tha ajo. “Në fund të ditës, kjo është një fushatë bukurie. Kjo aromë quhet Libre që nënkupton lirinë, por ka të bëjë me marrjen në pronësi të vetes dhe trupit tuaj dhe njohjes së vlerës së tij”, shtoi Lipa. “Unë jam shumë mirënjohëse që jam fytyra e saj.”

Ndërkohë, ky nuk është i vetmi projekt i madh në karrierën e yllit shqiptar. Këngëtarja e hitit “New Rules” gjithashtu tregon se ka gati edhe disa projekte të reja.

“Jam shumë e emocionuar për të gjithë projektet e reja dhe jam e lumtur që do të sjell shumë shpejt diçka të re”, vazhdon më tej këngëtarja. “Kam pritur me padurim që më në fund ta arrij këtë”.