Sipas Ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov, problemi i Kosovës është snhdërruar në një lojë të madhe gjeopolitike.
Sipas tij, problemi më i madh për këtë çështje është se, siç thotë ai, vendet perëndimore udhëhiqen nga qëllimet gjeopolitike dhe jo nga interesat e njerëzve që kanë jetuar në atë tokë me shekuj.
“Jam i sigurt se drejtësia do të fitojë dhe se ne do të jemi gjithmonë bashkë me popullin serb në këtë luftë të vështirë dhe parimore” shtoi ai.