Ky është premtimi i Behgjet Pacollit për futbollistët e Kosovës nëse kthehen të pamposhtur nga Anglia

Ky është premtimi i Behgjet Pacollit për futbollistët e Kosovës nëse kthehen të pamposhtur nga Anglia

Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Behgjet Pacolli, u ka premtuar djelmoshave të Kombëtares së Kosovës, “mirënjohje”, në rast fitoreje ose barazimi në ndeshjen me Anglinë.

Sipas tij, sot Kosova luan ndeshjen e saj më të rëndësishme deri më tani.

“Në rast fitoreje ose barazimi, edhe unë personalisht do të kujdesem për një “mirënjohje” djemve tanë”.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Pacollit në Facebook.

Mirëmëngjes miq. Sot është një ditë e madhe! Kombëtarja e Kosovës luan ndeshjen e saj më të rëndësishme deri më tani. Besoj të gjithë jemi të emocionuar. Në rast fitoreje ose barazimi, edhe unë personalisht do të kujdesem për një “mirënjohje” djemve tanë. Forca Kosovë!