Serbia ia arriti qëllimit, partitë shqiptarë pësojnë debakël në Medvegjë

Serbia ia arriti qëllimit, partitë shqiptarë pësojnë debakël në Medvegjë

Partitë shqiptare vështirë se do të mund t’i sigurojnë më shumë se 2 ulëse në Kuvendin Komunal të Medvegjës nga zgjedhjet e mbajtura sot, krahas 25 vendeve sa i ka gjithsej asambleja lokale e kësaj Komune.

Shteti i Serbisë i ka shlyer shqiptarët e Medvegjës nga regjistri i adresave, duke u pamundësuar kështu atyre që të votojnë në zgjedhjet lokale. Si pasojë e këtij pastrimi nga listat zgjedhore, thuhet se vetëm rreth 500 shqiptarë kanë votuar sot në Medvegjë për dy partitë shqiptare, Partinë për Veprim Demokratik (PVD) dhe PD-APN

Përndryshe, para këtyre zgjedhjeve partitë shqiptare kanë pasur tetë përfaqësues në Kuvendin Komunal të Medvegjës, me ç‘rast kanë qenë edhe pjesë e pushtetit lokal.

Ndërsa për këto zgjedhje thuhet se kanë qenë të angazhuar përfaqëesuesit lokal të partisë së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, për ta minimizuar rolin politik të shqiptarëve në këtë Komunë, derisa përfaqësuesit politik në Prishtinë dhe Tiranë po vazhdojnë të heshtin karshi këtij spastrimi etnik të shqiptarëve në Medvegjë.