Po kryenin stërvitje ushtarake, përplasen dy aeroplanë luftarakë në Rusi – bëhen të ditura detajet e aksidentit

Po kryenin stërvitje ushtarake, përplasen dy aeroplanë luftarakë në Rusi – bëhen të ditura detajet e aksidentit

Pilotët e dy aeroplanëve luftarakë rusë Su-34 kanë arritur të ulen në mënyrë të sigurt pasi aeroplanët e tyre u përplasën gjatë një fluturimi stërvitor.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, deri te aksidenti erdhi kur njëri aeroplan goditi kabinën e tjetrit me krahun e tij dhe ata u përplasën përsëri kur u përpoqën të largoheshin nga njëri-tjetri.

Për fatin e mirë të tyre bëhet e ditur se të dy aeroplanët arritën të aterrojnë, me pilotët e palënduar.

Por kabina dhe motori i njërit prej aeroplanëve ka pësuar dëmtime, ndërsa tjetri humbi pajisjet e saj elektronike të luftës.

Ndërkohë autoritetet kanë krijuar një komision për të hetuar nëse përplasja ishte rezultat i pakujdesisë nga ana e ekuipazheve.