Morena Taraku i shanë të gjithë

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, po vazhdon të rrëmbejë vëmendjen me pozat atraktive që ndan me fansat në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi mjaft provokuese, me fustan portokalli.


E shtrirë pranë një murali ku janë të vizatuar ushtarë të animuar, Morena dukej mjaft atraktive, duke vënë në pah linjat atraktive trupore.

Mirëpo në mbishkrimin e fotografisë, ajo nuk la një shije të mirë, duke shkruar se po i shanë të gjithë.


Nuk dihet nëse e ka pasur për personazhet e muralit apo njerëzit në jetën reale, megjithatë një postim i tillë nuk është mirëpritur nga fansat.

Morena kohëve të fundit është treguar shumë e distancuar nga njerëzit në përgjithësi, këtë e tregoi edhe fakti se hoqi të gjithë ndjekësit e saj nga lista, në rrjetin social Instagram.