Rita Ora flet për miqësinë e saj të befasishme me Princin Harry, thotë se dashuria nuk është ‘prioriteti i saj’ tani

Rita Ora flet për miqësinë e saj të befasishme me Princin Harry, thotë se dashuria nuk është ‘prioriteti i saj’ tani

Rita Ora ka pranuar se ‘dashuria nuk është përparësia e saj kryesore tani’, teksa u shfaq në kopertinën e revistës së famshme “Marie Claire”, në edicionin e muajit tetor.

Krijuesja e hitit “Let You Love Me”, 28 vjeçe, gjithashtu foli edhe për miqësinë e saj të befasishme me Princin Harry gjatë intervistës për revistën, në fotografitë e së cilës u shfaq mahnitëse

Gjatë intervistës së sinqertë, Rita, e cila herën e fundit ishte në lidhje me Andrew Garfield pas ndarjes së saj nga ish-i dashuri, Andrew Watt, pranoi se ajo ‘dashuron dhe bie vërtet shumë’ në marrëdhënie.

Ajo i tha revistës: “Njerëzit preferojnë të dinë për jetën time personale dhe unë e pranoj një gjë të tillë. Por ajo që kam mësuar rreth dashurisë është se nuk është përparësia ime kryesore tani. Nuk mendoj se do të jetë edhe për ca kohë”.

“Nuk e di, unë dua shumë dhe bie vërtet shumë në dashuri, gjatë gjithë kohës. Dhe fansat e mi gjithmonë më thonë në Twitter: Përpiqu të mos biesh fort këtë herë! Përpiqu ta marrësh lehtë! Dhe unë vetëm qesh sepse ata kanë gjithmonë të drejtë”, ka thënë këngëtarja shqiptare.

Rita gjithashtu foli për miqësinë e saj të befasishme me Princin Harry, duke thënë: “Sa herë që shohim njëri-tjetrin, gjithmonë jam e befasuar se si i kujton ai bisedat e tjera që kemi pasur”.

“Sepse ai duhet të takojë kaq shumë njerëz. Por ai është i buzëqeshur, dhe ai dëgjon gjithmonë me kujdes”, ka thënë tutje Rita.

Ajo gjithashtu zbuloi gjatë intervistës se ka një marrëdhënie shumë të ngushë me nënën e saj, Verën, dhe kur është pranë saj i pëlqen të ledhatohet si një “foshnje”.

Ajo pranoi: ‘Unë i kërkoj nënës sime të qëndrojë me mua gjatë gjithë kohës. Duke pasur nënën time pranë, ndjehem më e sigurt, për të mos u ndjerë e gjykuar”.

“Unë gjithmonë i them: “A do vish të flesh me mua?”, sepse ndihem pak e vetmuar. Dhe më pëlqen që mamaja ime të më bëjë ushqim gjithashtu. Më pëlqen babagjyshi i vitit të ri, edhe pse jam e rritur”, pranoi ndjenjën e saj të fëmijërisë artistja e njohur me origjinë nga Kosova