Gashi takohet me grupin “Markali t’kerreve”, premton ndërtimin e shtegut të garave automobilistike

Gashi takohet me grupin “Markali t’kerreve”, premton ndërtimin e shtegut të garave automobilistike

Në këtë takim është diskutuar për projektin “Ndërtimi i shtegut të garave automobilistike”. Kështu ka bërë të ditur Gashi nëpërmjet një postimi në Facebook.

Gashi është zotuar se do të fillojnë procedurat për jetësimin e këtij projekti

Ai po ashtu ka thënë se si ministër i Sportit është angazhuar në projekte të qëndrueshme, të cilat krijojnë hapësirë që të rinjtë të punojnë dhe jetojnë në Kosovë.

Postimi i plotë:

Takova disa të rinj të grupit “Marakli t’kerreve” me të cilët diskutova për projektin: “Ndërtimi i shtegut të garave automobilistike”

Ndërtimi i shtegut të garave Sllallom dhe Drag, si pistë e parë e garimit në Ballkan me të gjitha standardet, me mundësi të hapjes që Qendrës së trajnimit dhe përfshirje të komunitetit është një projekt serioz, për të cilin u zotova se do të fillojmë procedurat për ta jetësuar duke pasur parasysh rëndësinë e garave automobilistike.

Si Ministër i Sportit jam angazhuar në projekte të qëndrueshme, të cilat krijojnë hapësirë që të rinjtë të punojnë dhe jetojnë në Kosovë, një i tillë do të jetë edhe projekti i pistës së garave i cili po ashtu ndikon në masivizimin e sporteve. KG