Soni Malaj me fizik për zili: Bëni ushtrime herët në mëngjes

Soni Malaj me fizik për zili: Bëni ushtrime herët në mëngjes

Soni Malaj ka kohë që ka treguar se po punon shumë për të pasur një trup për zili.

Këngëtarja shqiptare është mjaft aktive në rrjetet sociale teksa sjell video dhe imazhe të ndryshme nga përditshmëria jetësore.

Ajo kohë pas kohe sjell video në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke bërë ushtrime fizike, por të cilat i bën edhe në ambiente të hapura.

Zeshkania shfaqet mjaft joshëse dhe seksi duke marrë parasysh se është edhe nënë e një vajze të pagëzuar me emrin Ana.

“Mëngjes i hershëm”, ka shkruar ajo teksa shihet duke ushtruar me pesha jo shumë të rënda.

Ndryshe, Malaj pritet që gjatë muajve të ardhshëm të vjen me video projekte të reja muzikore.