Të dashur nxënës, mësimdhënës e ju prindër! Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor dua t'Ju përcjell URIMET më të mira për mësimnxënien e nxënësve dhe mësimdhënien e mësimdhënësve.
Vetëm shkollimi cilësor e dija shkencore është dritë e rrugëtimit të mbarë e ardhmëri e sigurtë për shqiptarët e Luginës së Preshevës e më gjërë.
Mungesa e teksteve mësimore edhe për këtë vit shkollor, le të jet një nxitje më e madhe për mësimnxënie.
Qeveria serbe seriozisht po kalon çdo shkallë të durueshmërisë së shqiptarve edhe në aspektin e furnizimit me tekste shkollore. Por, sot nuk arrin të pengoj mësimin elektronik përmes rrjetit global të Internetit. Prandaj, të dashur nxënës, shfrytëzoni këtë mundësi në maksimum. Mbase për nxënësit fillestar kjo mundësi është e kufizuar, por me angazhimin e prindërve êshtë e arritshme.
Pushteti lokal në Preshevë në vend se të angazhohet për tekste shkollore në raport me qeverinë e ministrinë e arsimit në Beograd, nuk vret fare mendjen për këtë gjë por angazhohet maksimalisht për sjelljen e drejtorave e ndihmësdrejtorave klientelist, partiak e të dëgjueshëm, servil të dubluar.
PDSH kurrë nuk do të ndalet në kërkim të të drejtave të shqiptarëve e sidomos në fushën e arsimit. Në rast të prolongimit në përgjigje mirëkuptimi nga Beogradi zyrtar, patjetër se PDSH seriozisht do të angazhohet për bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovë.
Vetëm në këtë rast largohen të gjitha barierat e një arsimimi të drejt, kombëtar e me standarde euro-atlantike.
Urime e suksese gjith nxënësve e mësimdhënsve edhe ky vit shkollor në Serbi duke Ju dëshiruar që vitin tjetër shkollor t'a filloni brenda integritetit territorial të Republikës së Kosovës. RM