Këngëtarja e njohur vdes në skenë, u godit nga fishekzjarrët

Këngëtarja e njohur ka ndërruar jetë derisa ndodhej në skenë.

Këngëtarja e njohur Joana Sainz ka vdekur në skenë.

Deri te kjo erdhi pasi po performonte mbrëmë në Las Berlanas në Avila. Ajo u godit në pjesën e barkut nga fishekzjarrët e dendur që ishin pranë skenës.

Ajo u dërgua në spital por nuk mundi t’i përballoj plagëve dhe vdiq gjatë rrugës. Performanca live u pezullua pas ngjarjes, e cila ndodhi rreth orës 02.00 të mbrëmjes. Në kohën që ndodhi incidenti, rreth 1000 vetë ishin duke shijuar koncertin.

Joana Sainz ishte pjesë e orkestrës “Super Hollywood” ku ishin 15 anëtare.