Në ditëlindjen e saj, Luana Vjollca zbulon dhuratën për fansat

Në ditëlindjen e saj, Luana Vjollca zbulon dhuratën për fansat

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca sot feston ditëlindjen.

Urimet e shumta nuk kanë munguar e sigurisht as dhuratat, mirëpo edhe vajza e ditëlindjes e ka pikërisht sot një dhuratë për fansat e saj.

Ajo sot në orën 18:00 do ta publikoj projektin e ri muzikor dhe këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Vajza e ditëlindjes ka një dhuratë për ju”, ka shkruar ajo pranë postimit.