Gjatë këtij takimi, koordinatori i degës, Ibrahim Hyseni, deklaroi që Aleanca Kosova e Re, dega në Ferizaj, është e gatshme për këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.
Hyseni ka njoftuar po ashtu që dega është kompletuar me struktura, kështu nuk ka nevojë për zgjedhje të brendshme, kurse dy pozitat e lëna bosh në kryesi do të plotësohen pas procesit zgjedhor për kuvendin e Kosovës.
Nga niveli qendror strukturat e degës së AKR-së në Ferizaj, i përshendeti koordinatori i shtabit zgjedhor, Selim Pacolli, i cili ka falënderuar degën për kontributin e dhënë.
Ai po ashtu ka njoftuar degën me aktivitetet e partisë në nivel qendror si dhe me përgatitjet që po bëhen në kuadër të procesit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.