E TRADHETOI/ Zbulohet shkaku i ndarjes së Norës dhe Robertit

E TRADHETOI/ Zbulohet shkaku i ndarjes së Norës dhe Robertit

Cifti i njohur i shoëbizit shqiptar, Nora Istrefi dhe Robert Berisha vendosën ti japën fund lidhjes së tyre martesore prej të cilës kanë dhe një vajzë.

Lajmin e bëri të ditur vetë Roberti, ku tha se ata do të jenë miq të mirë dhe prindër të përkushtuar ndaj vajzës Renee, por dashuria mes tyre si çift kishte përfunduar.

Aludimet për shkakun e ndarjes janë përhapur gjithandej, por mesa mësohet nga online Veriu.info, shkaku ka qenë tradhëtia e Norës.

“Prej të paktën një viti Nora është në lidhje jashtëmartesore me njërin prej avokatëve ndër më të njohurit në Kosovë dhe kjo është arsyeja e ndarjes”, ka treguar një mik i ish çiftit

Emri i avokatit është i njohur për Veriu.info, por për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk do ta publikojmë.