• E mërkurë / Nov-13 06:26
  • Kontakt

Puthja e Melania Trump me kryeministrin kanadez: Fotoja që po bën xhiron në rrjet

Puthja e Melania Trump me kryeministrin kanadez: Fotoja që po bën xhiron në rrjet

Melania është gjithnjë krahë Donald Trump në takimet e tij, sepse fundja kanë 14 vjet të martuar bashkë.

Por fotografët asnjëherë nuk kanë kapur një moment kaq ikonik sa ai i djeshmi. Ata ishin të ftuar në Samitin G7 në Biarritz të Francës, ku u takuan me kryeministrin kanadez Justin Trudeau.

Dhe Melania vodhi të gjithë vëmendjen teksa i dha Justin një shikim tepër intim dhe një puthje në faqe, ndërkohë Trump e mbante kapur prej dore. Ky shikim e kjo puthje… s’ka ndodhur asnjëherë me Donald, madje atij refuzon t’i kapë edhe dorën në publik.

Kjo foto po bën xhiron e rrjetit dhe të gjithë po e adhurojnë.

Kjo nuk është herë e parë që Zonja e Parë shfaq afeksionin për Trudeau, pasi dhe në një takim në 2017 ajo i dha një përqafim.

Por gjithsesi, asgjë nuk po ndodh mes të dyve, është thjesht një fantazi që rrjetit po i pëlqen dhe madje po e krahasojnë me memet, filmat romantikë apo me reklamat e “Vogue.”