Haskuka ironizon me shpërndarjen e Kuvendit: Sot Kosovës iu shtuan edhe 424 persona të papunë

Haskuka ironizon me shpërndarjen e Kuvendit: Sot Kosovës iu shtuan edhe 424 persona të papunë

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka ironizuar me shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, duke thënë se Sot Kosovës iu shtuan edhe 424 persona të papunë.

Haskuka ka thënë se numrit të papunëve sot iu shtuan, kryeministri, kryeparlamentari, 5 zëvendëskryeministra, 21 ministra, mbi 80 shoferë të Qeverisë, 108 asistentë, mbi 100 këshilltar, që në total i bie  numrit të papunëve  t’i jenë shtuar 424 persona.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës shkalla e papunsisë në Kosovë është më e larta në Evropë, rreth 30%. Sot numrit të pupunëve ju shtuan:
kryeministri,
kryeparlamentari,
5 zavendëskryeministra,
21 ministra,
mbi 80 zavendësministra,
108 shofer të kësaj qeverie “gjigante” në numra….
108 asistentë të tyre…
Mbi 100 këshilltarë.
Në total numrit të papunëve në Kosovë sot ju shtuan 424 persona.

Por shtimi panpunësisë nuk është gjithmonë I keq, përkundrazi sot ky shtim është I mirë ngase këta asgjë nuk kanë prodhu e as që ja kanë shtu vlerën Kosovës, veq kanë bo harxhime e sakandale.

Prandaj urime e për hajër ju koftë!