Ndërron jetë poeti preshevar Demush Berisha

Ndërron jetë poeti preshevar Demush Berisha

Njoftohen të gjithë anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) se sot më datë 16.08.2019, ndërroi jetë Kryetari i Kuvendit të Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks”, poeti, veprimtari i kulturës, Demush Berisha.
Me këtë rast familjes Berisha, miqve të tij, farefisit dhe kolegëve krijues i shprehim ngushëllimet më të sinqerta.
Vdekja e Demush Berishës, do të lë boshllëk si në kulturë, por edhe brenda Shoqatës, në të cilën ka dhënë kontribut të madh në mbarëvajtjen e aktiviteteve kulturore e letrare.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me namazin e drekës, prej orës 13.00 në varrezat e vjetra të qytetit të Preshevës.
Pusho i qetë i paharruari ynë Demush Berisha...

PAK BIOGRAFI

Demush Berisha lindi më 1938 në fshatin Buhiq, komuna e Preshevës. Ka kryer akademinë pedagogjike. Një kohë ka punuar mësues në shkollën fillore “Migjeni” në Caravajkë, pastaj ka punuar edhe në shkollën fillore të Corroticës; një mandat ishte zv.drejtor, kurse drejtor i shtëpisë së kulturës ishte në mandatin 1984-1994.
Aktualisht është kryetar i kuvendit të shoqatës së shkrimtarëve “Feniks” të Preshevës, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtar i “Atunis Lugina”, Anëtar i Akademisë së Arteve Evropiane.
Jeton dhe vepron në Preshevë.

Veprat letrare:

Fluturim të mbarë (poezi për fëmijë), “Iliriku”, Prishtinë, 1997
Ylber me ngjyra (poezi për fëmijë), Shtëpia e Kulturës, Preshevë, 2005
Motrat binjake (poezi për fëmijë, SHB “Kurora”, Gjilan, 2006
Libreza me pesa (poezi për fëmijë), SHB “Kurora”, Gjilan, 2006
Mik për një fyell magjik (poezi për fëmijë), “Feniks”, Preshevë, 2007
Lumi s’ka moshë (poezi për fëmijë), SHB “Drenusha”, Prishtinë, 2010
Karadaku i Preshevës mburrje dhe krenari (bashkautor, monografi) SHB “Vatra”, Prishtinë, 2010
Migjeni poet i dhembjes dhe mjerimit (dromca jete dhe kujtime), SHB “Kurora”, Gjilan, 2013