Kërkesa e QUINT-it për taksën e dialogun – Haradinaj zbut qëndrimet e tij

Kërkesa e QUINT-it për taksën e dialogun – Haradinaj zbut qëndrimet e tij

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se pajtohet me nevojën për normalizimin e marrëdhënieve të raporteve mes Kosovës e Serbisë.

Sipas tij, dialogu duhet të jetë pa kushte dhe shtyerje të mëtutjeshme.

“Pajtohem për domosdoshmërinë e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Qeveria ka prezentuar draft marrëveshjen me Serbinë ku përfshihen tema të jashtëzakonshme për njohje reciproke në kufijtë ekzistues. E ripërsëris, dialogu pa kushte, pa shtyerje”, ka shkruajtur Haradinaj.

Nuk dihet nëse ky qëndrim është zbutje e Haradinajt për taksën, për të cilën ai kishte insistuar shumë të mbetet në fuqi.

Sidoqoftëm, vendimi në fjalë, pavarësisht kërkesave të Perëndimit, konsiderohet se i ka prishur marrëdhëniet e Kosovës me aleatët.

Për këtë, ka reaguar sot Haradinajt. Madje sipas tij, ndaj ndërkombtarëve nuk duhet sillur me servilizëm.