Vetëbesimi i Bilall Sherifit: NISMA pas zgjedhjeve do të ketë mbi 10 deputetë

Nisma Socialdemokrate ka dorëzuar sot nënshkrimet e saja për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi.

Madje, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Nisma në zgjedhjet e ardhshme do të fitojë 10 mandate të deputetit.

Ky është postimi i plotë i Sherifit në Facebook:

Sipas marrëveshjes mes partive politike Grupi Parlamentar i NISMA-s Socialdemokrate sot i dorëzoi nënshkrimet e deputëve për mbajtjen e seancës të caktuar për 22 gusht 2019. Në këtë seancë të fundit deputët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të votojnë marrëveshjen ndërkombëtare të IPA-s që i sjell shtetit rreth 90 milionë euro nga BE-ja si dhe për shpërndarjen e legjislaturës së VI.
Shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme, me bindje të plotë se në legjislaturën e VII, NISMA Socialdemokrate do të jetë e përfaqësuar me 10+deputet!