Latifi ka thënë se Albin Kurti i Vetëvendosjes, ka raporte të dyshimta me shtetin e Kosovës dhe për këtë arsye është i rrezikshëm si kryeministër.
“Thaçin e kemi provu. Isa Mustafën po ashtu. Edhe Fatmirin dhe Ramushin. Kurtit, për shkak të raportit të tij të dyshimtë me shtetin e Kosovës, është e rrezikshme t’i lihet në dorë posti më i rëndësishëm i shtetit, që është ai i kryeministrit”, ka shkruar Latifi në Facebook.
Postimi i plotë:
KUSH KRYEMINISTËR?
Thaçin e kemi provu. Isa Mustafën poashtu. Edhe Fatmirin dhe Ramushin. Kurtit, për shkak te raportit të tij të dyshimtë me shtetin e Kosovës, është e rrezikshme t’i lihet në dorë posti më i rëndësishëm i shtetit, që është ai i kryeministrit.
Mbetet vetëm Kadri Veseli për ta treguar veten si kryeministër!
Nisur nga fakti se e njoh tash e një kohë të gjatë, e them me bindje të plotë se ai do të jetë kryeministri më i mirë, nga gjithë të tjerët!
Mos mi harroni këto fjalë!
Sot unë po kërkoj që ta përkrahni, e ju nesër do të bindeni se përkrahja juaj ka qenë zgjedhja e duhur! Për ju dhe shtetin!