Lutfi Zharku pritet të jetë sekretar i përgjithshëm i LDK-së?

Të shtunën, Isa Mustafa u rizgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mbajtur zgjedhjet e përgjithshme partiake, ku Isa Mustafa, u rizgjodh përsëri kryetar i LDK-së.

Pas këtyre zgjedhjeve pritet të bëhen edhe emërimet dhe ndryshimet e reja në Kryesinë e këtij subjekti politik.

Burime të lajmi.net, brenda LDK-së, kanë bërë të ditur se kandidati potencial për Sekretar të Përgjithshëm, do të jetë Lutfi Zharku.

“Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së do të jetë Lutfi Zharku, njeriu i cili edhe pse është në opozitë, pra pa pozitë në LDK, 80 për qind të kohës e ka kaluar në parti. Kandidat më meritor është Lutfi Zharku dhe kandidat potencial do të jetë ai”.

Theksojmë se Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së, tash e sa vite ka qenë Ismet Beqiri.

Ndërkaq Zharku në qeverinë e kaluar që ishte e udhëhequr nga Isa Mustafa, ka mbajtur postin e ministrit të Infrastrukturës.