Përfundon takimi i krerëve të LDK-së, vazhdon fshehja e kandidatëve për kryetar të partisë

Është mbajtur mbledhja e fundit e krerëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës para Kuvendit të Përgjithshëm ku do të zgjedhet edhe kryetari i Partisë.

Pas takimit për media ka folur zyrtari për media e Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa.

“Mbledhjen e sotme, kryesia e LDK-së diskutoi në lidhje me përgatitjet e Kuvendit që do të mbahet të shtunën. Kryesia vlerësoi se përgatitjet po shkojnë shumë mirë dhe se Kuvendi do të zhvillojë punimet në mënyrë solemnte”, tha Mustafa.

Mustafa ka lënë të kuptohet se nuk ka kandidat konsensual për të parin e partisë duke theksuar se ka pasur interesim të madh për të garuar

“Për të garantuar mbarëvajtjen kryesia vendosi t’i propozoj anëtaret e komisioneve punuese. Po ashtu është diskutuar çështja e kandidaturave, kryesia ka vlerësuar lartë interesimin për të kandiduar të disa anëtarëve që kanë kontribuar gjatë në LDK”.

“Kryesia vlerëson që është shumë e rëndësishme që në krye të LDK-së të jetë një figurë përbashkuese që po punohet prej sot e deri në 3 gusht”, tha Mustafa.