Përfundon mbledhja e kryesisë së LDK-së

Ka përfunduar mbledhja e cila zgjati më shumë se dy orë e LDK-së.

Nga mbledhja fillimisht ka dalur, nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri e më pas edhe Agim Veliu.

Ndonëse nuk dihet se çka është diskutuar në këtë takim, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa para fillimit të mbledhjes ka thënë se ky do të jetë vetëm një takim teknik.

Ai ka thënë se ky takim do të jetë konsultativ para mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor më 3 gusht.

Ka mohuar se do të tentohet të arrihet pajtueshmëri për një kandidat konsensual, për shkak se sipas tij kandidaturat bëhen publike vetëm më 3 gusht.