Medvegjë: PVD nis grumbullimin e nënshkrimeve përkrahëse për zgjedhjet lokale të 8 shtatorit

Medvegjë: PVD nis grumbullimin e nënshkrimeve përkrahëse për zgjedhjet lokale të 8 shtatorit

Partia për Veprim Demokratik, nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se ka filluar me grumbullimin e nënshrkimeve përkrahëse për zgjedhjet e 8 shtatorit në Komunën e Medvegjës.

Njoftohen të gjithë Shqiptarët që jetojnë në Medvegjë, por edhe ata që janë me banim të përkohshëm në Republikën e Kosovës se PVD ka filluar me grumbullimin e nënshkrimeve për përkrahjen e listës zgjedhore “PARTIA PËR VEPRIM DEMOKRATIK”.

PVD me listën e saj do të garojë në zgjedhjet e shpallura lokale për komunën e Medvegjës me datë 8 shtator të këtij viti.

Grumbullimi i nënshkrimeve përkrahëse bëhet në objektin e Komunës së Medvegjës çdo ditë nga ora 08:00 deri 15:00.

Me këtë rast, PVD fton të gjithë Shqiptarët që me nënshkrimet e tyre përkrahëse të kontribuojnë në dëshmimin e forcës së Shqiptarëve në këtë komunë – thuhet në njoftimin e PVD-së.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale për Komunën e Medvegjës, janë shapllur për datë 8 shtator.