Haradinaj: Historia e komunitetit boshnjak në Kosovë është shembull i jetesës së përbashkët

Haradinaj: Historia e komunitetit boshnjak në Kosovë është shembull i jetesës së përbashkët

Me këtë rast, siç njofton kumtesa, Haradinaj i njoftoi të pranishmit me të arriturat e vendit, proceset politike dhe angazhimin e ekzekutivit në respektimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve dhe ofrimin e kushteve për ta, pa dallime.

Haradinaj, thuhet në komunikatën nga zyra e kryeministrisë së dorëhequr, e ka falënderuar Këshillin e Boshnjakëve të Malit të Zi, rrjet ky që është zgjeruar më vonë edhe në përfshirjen e boshnjakëve nga Kosova, Bosnje Hercegovina, Maqedonia, Sanxhaku, Kroacia, Sllovenia për krijimin e një rrjeti të komunikimit, duke ndihmuar boshnjakët përmes projekteve të ndryshme.

“Historia e komunitetit boshnjak në Kosovë është shembull i jetës së përbashkët, është histori e jona, ku bashkë e kemi ndarë të mirën dhe sfidat”, tha Haradinaj, duke theksuar rëndësinë e respektimit të njëri-tjetrit, pavarësisht dallimeve duke konsideruar si njërin prej komuniteteve që është angazhuar në të gjitha proceset e shtetndërtimit të Kosovës.

Ndër tjerash, Haradinaj shtoi se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për një kujdes të shtuar institucional ndaj komunitetit boshnjak, por edhe gjithë komuniteteve tjera që jetojnë në Kosovë.