Shumica e robotëve të butë kontrollohen manualisht ose janë të para-programuar, por lentet imitojnë sinjalet elektrike në mënyrë të natyrshme në sytë e njeriut, të cilat janë aktive edhe kur vetë syri është i mbyllur.
Studiuesit nga San Diego e Kalifornisë matën potencialin elektrik të syrit – të quajtur “sinjali elektro-okulografik” – dhe më pas ndërtuan lentet që do t’i përgjigjeshin aktivitetit.
Hulumtuesi kryesor Shengqiang Cai tha për ‘New Scientist’ se një mjet i tillë mund t’iu japë shpresë edhe personave që kanë humbur shikimin, nëpërmjet sinjaleve elektro-okulografike.
Shkencëtarët shpresojnë se një ditë kjo mund të ndihmojë në krijimin e një syri prostetik ose një aparat fotografik që mund të kontrollohet duke përdorur vetëm sytë.