Asap Rocky paraqitet në seancën e parë gjyqësore

Reperi amerikan dhe dy anëtarë të tjerë të grupit ishin akuzuar për sulm ndaj një qytetari suedez.

Gjykimi i Asap Rocky ka filluar dhe reperi është deklaruar si i pafajshëm për sulmin ndaj qytetarit suedez, një rast ky që ka përfshirë edhe ‘kokat’ e mëdha të shtetit, shkruan Complex.

Prokurorët pretendojnë se reperi emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers bashkë me anëtarët e tjerë të grupit në mënyrë të qëllimshme dhe të planifikuar sulmuan viktimën, Mustafa Jafari, në kryeqytetin suedez.

Artisti dhe shokët e tij gjykimi për të cilët zgjatë deri të premten do të dënohen deri me dy vjet burg në rast se nuk mund të fitojnë gjyqin.

Avokati i Meyer, Slobodan Joviciç, ka thënë se është e vërtetë që reperi ka rrëzuar në tokë qytetarin dhe e ka goditur në kokë por e gjitha kjo ishte një vetëmbrojtje.