Meta: Mos prisni mrekulli pa zgjedhje të lira

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka bërë daljen e shumëoritur para mediave.

Në daljen e shumëpritur për mediat, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta zgjodhi ashtu si kryeministri, t’ia lë në dorë gazetarëve të gjitha pyetjet lidhur me situatën politike në vend.

Duke nisur me integrimin në BE, Meta sqaroi edhe një herë se pa zgjedhje të lira e gjithëpërfshirëse, nuk ka celje negociatash, transmeton “Balkanweb”.

“Me këtë situatë krize të thellë që ka vendi dhe aq më tepër me prapësinë dhe mungesën e vullnetit për zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse, kam thënë që nuk ka çelje të negociatave të Shqipërisë me BE. Ju ambasadore e deklarata të personaliteteve të KE, te gjithe me mandat te kufizuar, dhe meqë janë cështje të integrimit do ju lutesha të ndiqnit koherencën e qëndrimeve të mia nga 8 dhjetori 1990 deri sot.

Sa i takon përmasave e konsideroj veten një lider lokal. po të jeni e sigurtë ju për cështje të integrimit mos u lodhni të pyesni asnjë që t’ju thotë të vërtetët se si është. Atë të vërtetë më mirë se sa unë nuk e di asnjë më mirë, të gjithë shohin mandatin e tyre që është i kufizuar.

Mandati im, si ish student i dhjetori e si politika në poste të ndryshme në këtë vend dhe aq më tepër sot si president është më i përgjegjshëm se i kujtdo. Nuk jam këtu t’i bëj qokë askujt, as qeverisë e as opozitës, jam këtu për interesin kombëtar. Pa zgjedhje vendore, gjithëpërfshirëse, në 13 tetor, mos prisni asnjë mbrekulli më 18 tetor dhe të gdhiheni me çelje negociatash. Ndaj kam apeluar për dialog politik, real mes dy palëve për këtë cështje madhore”.