Serbia prezanton dhuratat ushtarake nga Rusia

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka marrë pjesë në prezantimin e automjeteve ushtarake të ardhura si donacion nga Rusia.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka mbërritur sot në kazermën “Mija Stanimiroviq” ku është duke marrë pjesë në prezantimin e automjeteve ushtarake të dhuruara nga Rusia, raportojnë mediat serbe.Së bashku me Vuçiqin, prezent është edhe Ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, gjenerali i Ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq dhe ambasadori i ri i Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko.Mojsiloviq i është falenderuar Vuçiqit për mbeshtetjen e tij dhe e njoftoi me karakteristikat e automjeteve ushtarake. Së bashku me 10 BRDM2 të ardhura nga Rusia, atyre u është dhuruar edhe një BRDM i vjetër.Automjetet BRDM-2 janë funksionale për ndërhyrje në tokë dhe në ujë.