Besnik Qaka vjen me një dedikim për të dashuruarit

‘Kam shumë mall’ titullohet kënga e re nga Besniku.

Besnik Qaka dje me një postim të bërë në llogarinë e tij në Instagram kishte lajmëruar se sot publikohet projekti i ri.

Vokalisti i ‘NRG Band’ pas bashkëpunimit me Estto këtë herë ka ardhur me një solo këndim. Kënga e titulluar ‘Kam shumë mall’ është punuar edhe me klip.

Besniku është ndër artistët më aktiv në estradë, ky është projekti i tretë brenda dy muajve.