• E mërkurë / Aug-21 01:44
  • Kontakt

Trejsi Sejdini sqaron përleshjen e dhunshme në mes të klubit në Sarandë

Trejsi Sejdini dy ditë më parë bazuar në një video dukej se ishte përfshirë në një përleshje në klub.

Në atë video, supozohej se Miss Universe Albania 2018 ishte duke u përleshur me një vajzë.

Madje, një nga vajzat dëgjohej në sfond duke e thirrur emrin e Trejsit, gjë që bëri të gjithë të besojnë se ishte pikërisht modelja.

Por, përmes një postimi në InstaStory, Trejsi ka mohuar të ketë qenë e përfshirë në këtë sherr.

“Ka disa dite qe qarkullon lart e poshte neper portale nje video ku duket sikur une perfshihem ne nje debat. Faktikisht pamjet e njerezve jashte atij clubi te lene ta mendosh dicka te tille por une doja tju qetesoja sadopak te gjithve pasi lajmi nuk eshte i vertete. Une kam ardhur per pushime me mikeshat e mia dhe skam lidhje me asnje konflikt. Nuk eshte faji im qe ka njerez qe zihen neper clube ku jam dhe une prezente po kjo sdo te thote detyrimisht qe kam dhe une lidhje me sherrin!!!”, ka shkruar ndër të tjera ajo.