PVD: E keqja duhet të luftohet - nga rrënjët ama

PVD: E keqja duhet të luftohet - nga rrënjët ama.

E keqja duhet të luftohet - nga rrënjët ama.

Ka kohë që Partia Demokratike në Bujanoc, nëpërmjet paraqitjeve të ndryshme, po bënë politikë me fëmijët dhe shtesat e fëmijëve.

Me moton "Na lini të rritemi. Ktheni paratë tona" ata po bëjnë spektakël në kurrizin e fëmijëve dhe prindërve të tyre.

Ata, po bëjnë politikë.

Në çdo vend e në çdo nejë, me njerëz e nëpër mediume, në facebook e në Kuvend, në rrugë e kudo tjetër po flasin për hajni e keqpërdorime të shtesave të fëmijëve.

Po e bëjnë çdo kund por jo aty ku duhet.

Po flasin e spo denoncojnë.

Po supozojnë, akuzojnë, shpallin fajtorë e dënojnë.

Nuk po veprojnë.

E dini pse?

Sepse është pothuajse gjysma e kokës së PD-së, sot, në këto momente ajo që jashtëligjshëm ua merr shtesat fëmijëve të Bujanocit.

Këshilltarë të Kuvendit komunal me të ardhura dhe pasuri të bollshme që marrin shtesat e fëmijëve. Jashtëligjshëm sigurisht.

Punëtorë të administratës komunale, struktura të larta të partisë, që nuk pushuan qe 2 muaj duke trumbetuar hajni e keqpërdorime të shtesave, duke na kryqëzuar si hajna e kryehajna, e që në fakt, jashtëligjshëm dhe me falsifikime marrin shtesat e fëmijëve.

Nënkryetar partie e anëtarë kryesie të po të njejtës Parti Demokratike, të punësuar, pa të drejtë të marrin shtesa të fëmijëve. Kryetar dege e nëndege e gjithçka tjetër.

Sa shumë llafe e fjalë të mëdha për rritjen e fëmijëve. Sa shumë përkujdesje të rrejshme për po të njejtit fëmijë.

Keqpërdoruesit flasin për keqpërdorim. Hajnat për hajni. Për krizë morale na folën po këta.

Sa turp, sa keq, sa fallco, sa e mjerë e sa e pafytyrë ky lloj i kësaj politike.

Do ta luftojmë të keqën. Nga rrënjët ama.

E rrënjët po dalin të mos jenë në oborrin tonë por në oborrin tuaj.

Ps. Inkurajojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Bujanocit të cilëve iu është bërë ndonjë padrejtësi eventuale në mos realizimin e të drejtës për të marr shtesat e fëmijëve ose që janë dëmtuar, të paraqesin rastet e tyre në institucionet përgjegjëse dhe organet kompetente.