Pas dasmës, ‘Pajtesa’ tregon se po e kalojnë muajin e mjaltit në vendin e largët

Pas dasmës, ‘Pajtesa’ tregon se po e kalojnë muajin e mjaltit në vendin e largët

U martuan ditë më parë.

Aktorja e cila për publikun është bërë e njohur me rolin e “Pajtesës”, Fiona Gllavica para disa dite u martua me Arbnor Pacollin.

Çifti është duke pushuar në Tajlandë, vend ky nga i cili Fiona po publikon imazhe të bukura për ndjekësit e saj të shumtë në Instagram.

Dyshja u kurorëzua nga i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në një ceremoni madhështore.

Kurse disa ditë para dasmës, Fiona ka organizuar festën e beqarisë, në të cilën është dukur mjaft bukur.