• E mërkurë / Apr-17 00:03
  • Kontakt

Të gjithë e kritikuan, por sezona e fundit e ‘Game of Thrones’ merr numër rekord të nominimeve në Emmys

Kanë dalë nominimet për sezonat e serive më të mira televizive, Emmys.

Sezona e fundit e serialit shumë të shikuar e të komentuar, ‘Game of Thrones’, ka arritur të marrë gjithsej 32 nominime, një numër ky rekord dhe shumë i papritur, sidomos pas sezonës që nuk është pritur aspak mirë nga fansat.

Drama e HBO ka dalë me numër dyshifror nga nominimet e Emmy të martën, duke vënë rekord të ri për më së shumti nominime të fituara në një vit nga një serial dramë.

Nominimet e këtij viti përfshijnë një për Serialin më të mirë Dramë dhe shumë nominime tjera individuale për anëtarët e kastit, duke përfshirë Kit Harrington për rolin e Jon Snow, Emilia Clarke për rolin e Daenerys, Lena Headey për Cersei, Sophie Turner për Sansan, Maisie Williams për Arya Stark dhe Gwendoline Christie për rolin e Brienne.

Kjo është hera e parë që të katër aktoret e një serie të njëjtë nominohen në kategorinë e ‘Aktores më të mirë në rol Dytësor’.

Deri sot, seriali i zhanrit Fantazi ka fituar47 çmime Emmy dhe ka qenë e nominuar 161 jerë, duke përfshirë edhe nominimet e këtij viti. Për momentin është seriali me më së shumti fitore të çmimit prestigjioz në histori të televizionit.

Finalja e ‘Game of Thrones’ është transmetuar në maj të këtij viti, dhe ka marrë kritika të shumta për mënyrën se si është realizuar dhe si ka përfunduar storia.