• E mërkurë / Aug-21 00:45
  • Kontakt

Kim Kardashian e pa rezistueshme në imazhet e reja

Bukuroshja Kim Kardashian di gjithmonë se si të marrë vëmendjen e fansave.

Këtë gjë ajo e bëri kësaj radhe përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram.

E veshur me një fustan të shkurtër dhe ngjyrë neoni, 38-vjeçarja dukej mjaft elegante dhe atraktive.

Modeli i flokëve të kapura lartë e bënte të dukej edhe më tërheqëse yllin, që tashmë është e fokusuar në studimet e juridikut.

Ndonëse nënë e katër fëmijëve, Kim po vazhdon të jetë në top formë dhe të komentohet për linjat e saj të trupit.

Së fundmi, ajo potencoi edhe njëherë se nuk ka kryer ndonjë ndërhyrje si heqja e brinjëve për paraqitjen e saj në “MET Gala”, por që gjithçka e kishte arritur falë korsesë së ngushtë dhe ushtrimeve për frymëmarrje.