• E mërkurë / Jul-17 19:03
  • Kontakt

Serbët që u arrestuan për spiunazh në Kosovë deklarojnë se punuan me urdhër të Beogradit

Serbët që u arrestuan për spiunazh në Kosovë deklarojnë se punuan me urdhër të Beogradit

Të dyshuarit për spiunazh deklarojnë se urdhrat për mbledhjen e dokumenteve i morën nga MPB-ja e Serbisë, raporton T7

Herët në mëngjes doli në terren. Bozhidar Dejanoviq nuk ndodhej në zyrën e tij në Komunën e Kllokotit.

Por, për të njëjtin janë grumbulluar dokumente që destinacion kishin Serbinë.

Veçse dy bashkëkombës të tij nuk arritën që ato t’i qesin përtej kufirit të Kosovës.Prokuroria e Gjilanit ka marrë në pyetje dy serbët, nën dyshimin se dokumentet që posedonin Dalibor Dajiq dhe Trajan Trajkoviq ishin sekrete shtetërore.

Sipas informacioneve të siguruara nga T7, kjo dyshe ka pranuar se kishte presion nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Madje, para prokurorit e kanë pranuar edhe vet të pandehurit.

 “Nuk ka qenë dëshirë e imja, unë kam mundur ditën e nesërme ta dërgoj dokumentacionin në Vrajë, kanë kaluar më shumë se tre muaj dhe kam qenë i detyruar që ta dërgoj dokumentacionin përveç kërkesës nga MUP-i, udhëzimit me telefon të Departamentit të Arsimit, si dhe raportit të Inspektorit të Arsimit, ku ndër të tjera udhëzojnë që dosja e Bozhidarit të dërgohet në Vrajë”.

Madje, që këto dokumente të siguroheshin ka pasur edhe kontrolle nga shteti i Serbisë.

 “Ne kërkesën nga MUP-i, e kemi marrë me datë 20 mars 2019 ndërsa kësaj kërkese iu kemi përgjigjur më 10 korrik 2019, pra gati katër muaj, ne e kemi pasur një frikë dhe kjo ka qenë arsyeja e vonesës”

Sipas të njëjtave burime të T7, Inspektorati MUP-it kishte vizituar shkollën “Mlladen Markiviq” në Mitrovicën e Veriut, ku Trajkoviq mban pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit.

Aty ata kanë kërkuar edhe dokumente në këtë shkollë.

“Inspektori Asiq më ka thirrur mua në telefon disa herë se për se nuk po e dërgoni dokumentacionin e kërkuar, me që kërkesa e MUO-it ka qenë e datës 20 mars 2019, pra më shumë se tre muaj e gjysmë ne nuk ju kemi përgjigjur, dhe dyshoj se kontrolli i Inspektoratit të Arsimit në shkollën time ka ndodhur pikërisht për këtë arsye dhe ka qenë kërkesë e departamentit të Arsimit që na ta dërgojmë këtë dokumentacion dhe kjo sigurisht ka ndodhur për shkak të presionit të MUP-it që i ka bërë Departamentit të Arsimit në Mitrovicë. Inspektori Asiq a kam informata ka komunikuar edhe me Daliborin Dajiq, meqë Bozhidari punon në dy shkolla”

Nga organi i akuzës në Gjilan kanë konfirmuar për T7 pas intervistimit të pandehurit janë liruar me procedurë të rregullt.

Sipas tyre dokumentet të cilat këta të dyshuar kishin duhet të verifikohet se a bëhet fjalë për dokumente të klasifikuara me ligj.

Dosja, të cilën të njëjtit posedonin, e që kishin për qëllim të e dërgonin në Republikën e Serbisë, përmbante dokumentacionin e kryetarit të komunës së Kllokotit, duke përfshirë, dy diploma, kontrata kolektive dhe vendimin e fundit mbi marrëdhënien e punës. /Kaltrina Zymberi, T7