• E mërkurë / Jul-17 18:46
  • Kontakt

Tayna së shpejti me bashkëpunim të ri, pritet hiti i radhës

Tayna së shpejti me bashkëpunim të ri, pritet hiti i radhës

Këngëtarja e njohur Tayna ka korrur sukses të madh me këngët e saj, e edhe kënga e fundit ‘Caliente’ u prit mjaft mirë nga publiku, e për një kohë të shkurtë arriti të grumbullojë miliona shikime në Youtube.

Kjo sezonë duket se do të jetë e ‘nxehtë’ pasi këngëtarja po përgatitet për projektet e reja muzikore. 

I kontaktuar nga Indeksonline, menaxheri i këngëtares Rinor Hykolli ka zbuluar se kënga e re që pritet të lansohet së shpejti nga reperja Tayna, do të jetë në bashkëpunim me një femër. 

E sipas të gjitha gjasave, publiku është duke u përgatitur për hitin e radhës.