Leonora Jakupi po i rikthehet muzikës

Leonora Jakupi po i rikthehet muzikës

Ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë këngë të re për fansat e saj. Fjala është për këngëtaren nga Drenica, Leonora Jakupi, e cila thuajse ka më shumë se një vit që nuk ka publikuar projekte të reja.

Megjithatë, ajo së fundmi përmes një postimi të publikuar në InstaStory ka bërë të ditur se po rikthehet në muzikë.


Veç tjerash, ajo zbulon edhe bashkëpunëtorët me të cilët ka punuar për këngën e re, siç është Max Production, Irkenc Hyka, Endrit Mumajesi.

Pas gjithë kësaj pauze të gjatë, fansat e këngëtares 40-vjeçare nuk ka dyshim se mezi po e presin këtë këngë.

Në ndërkohë, biondja nuk ka munguar me imazhe në rrjetet sociale, teksa duket se ka qenë e angazhuar në aktivitete të tjera, jashtë muzikës.