Vesa Luma reagon tejet e shqetësuar për rastin e dhunimit të vajzës nga babai i saj: Ne do të dhurojmë përkrahje

Vesa Luma reagon tejet e shqetësuar për rastin e dhunimit të vajzës nga babai i saj: Ne do të dhurojmë përkrahje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shqipëri, ku një baba ka abuzuar sistematikisht me vajzën e tij për vite me radhë e për të mos mjaftuar vetëm kjo, babai e dhunonte vajzën që ajo të mos tregonte.

Kjo ngjarje e cila ka tmerruar mbarë opinionin, e ka lënë të shokuar edhe këngëtaren e njohur shqiptare, Vesa Luma.

E njëjta ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të lajmit që bëri bujë në media, ndërsa në mbishkrimin e saj ka shprehur shqetësimin rreth kësaj çështje.

“Tejet e shqetësuar nga kjo ngjarje ku babai dhunon gocën e vet, gjakun e vet, disa herë! Të gjithë jemi këtu për ju! Unë, familja ime, shoqëria, miqtë e mi, fansat, të gjithë do të dhurojnë përkrahje e dashuri për ju qe nuk keni besim as në institucionet përgjegjëse! Mos lejoni askush të shkel mbi ju”, ka shkruar Vesa.

Këngëtarja përndryshe jo pak herë ka hezituar të shpreh opinionin e saj lidhur me ngjarje të tilla që ndikojnë negativisht në shoqërinë tonë.