Morena Taraku paralajmëron koleget për një rikthim të fuqishëm

Morena Taraku shumë shpejt do sjell këngën e re.

Morena Taraku i ka munguar skenës muzikore për një kohë bukur të gjatë, por ka disa ditë që është duke paralajmëruar një rikthim të fuqishëm, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja së fundmi ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram ku përveç elegancës së saj ajo që ra në sy ishte edhe shkrimi që kishte lënë në fotografi.

“Rikthimi është gjithmonë më i fuqishëm se pengesa” kishte shkruar Morena duke aluduar në atë se kënga e re do jetë një hit i vërtetë.