Bleona Qereti në zi, humb gjyshen e saj

Bleona Qereti në zi, humb gjyshen e saj

Dita e së premtes ka qenë e kobshme për këngëtaren e njohur, Bleona Qereti.

Kjo pasi në këtë ditë, ajo ka humbur gjyshen e saj, e cila është ndarë nga jeta.

Këtë e bëri të ditur vet Bleona përmes disa fotografive të publikuara në InstaStory, ku shfaqej në disa momente bashkë me gjyshen e saj.

“Gjyshja më e mirë në botë…do jesh gjithmonë në zemrën time…U prehsh në paqe”, janë fjalët e këngëtares Qereti të shkruara në InstaStory.

Bleona e cila jeton dhe vepron prej vitesh në Shtetet e bashkuara të Amerikës, duket të ketë qenë shumë e lidhur me gjyshen e saj.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë ngushëllimet që këngëtarja ka pranuar nga kolegët, fansat dhe rrethi i saj familjar.