2 Ton publikon këngën e re “Ca Va”

2 Ton publikon këngën e re “Ca Va”

Reperi i njohur nga Ferizaj, 2 Ton, e ka nisur verën me një projekt të ri muzikor.

“Ca Va” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike dhe verore.

Muzka dhe teksti janë realizuar nga vet 2 Ton, gjersa për ‘beat’-in janë kujdesur Genc Avdyli dhe Xon Oxa.

“Ca Va” është vizualizuar edhe me një klip mjaft veror, në të cilin reperi vjen me një performancë mjaft të veçantë.

2 Ton ndërkohë vazhdon të jetë shumë i angazhuar me prurje të shumta në muzikë si dhe koncerte gjithandej ku fansat shprehin interesim.