Rita publikon video nga prapaskenat e xhirimeve të klipit “Ritual”

Rita publikon video nga prapaskenat e xhirimeve të klipit “Ritual”

“Ritual” mbetet një prej realizimeve më të fundit të yllit botëror, Rita Ora.

Në këtë projekt ajo ka bashkëpunuar me emrat e mëdhenj të skenës ndërkombëtare, Tieston dhe Jonas Blue, videoja e të cilëve numëron mbi 14 milionë shikime në YouTube.

Dhe tani, biondja në kanalin zyrtar të saj ka publikuar prapaskenat e këtij videoklipi.

Këngëtarja Ora po vazhdon të korrë suksese të mëdha në karrierën e saj muzikore dhe jo vetëm.

28-vjeçarja ditë më parë ishte bërë pjesë e një kampanje gjermane të bizhuterive “Thomas Sabo”.

Megjithatë, në vazhdim ajo do jetë prezente në turne të ndryshme përreth botës.