Luana Vjollca shfaqet tërheqëse në të gjelbër, vë në pah gjoksin atraktiv

Këngëtarja dhe prezantuesja dhe e njohur, Luana Vjollca, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.iv

Shpesh, ajo ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe imazhet provokuese.

Së fundmi, Luana ka pozuar në një kostum të gjelbër me prerje, duke treguar vijën e saj trupore.

Ndërkohë, bukuroshja nuk i ka lënë shumë vend imagjinatës te pjesa e gjoksit, teksa ka rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve të saj.


“Çdo herë që një grua qëndron për vete, ajo qëndron për të gjitha gratë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e disa prej fotografive.

E njëjta është në realizim e sipër të një projekti të ri muzikor, që do të publikohet shumë shpejt për fansat e saj.