Shpat Kasapi publikon këngën e re “Xhan”

Shpat Kasapi publikon këngën e re “Xhan”

Këngëtari shqiptar, Shpat Kasapi, ka prezantuar projektin më të ri muzikor.

“Xhan” titullohet kënga e re e tij ritmike, të cilës ia ka bashkangjitur edhe një videoklip mjaft atraktive.

Ky projekt tashmë është publikuar në platformën YouTube dhe pritet t’i pëlqejë publikut.

Tekstin e këngës e ka shkruar vetë këngëtari me BimBimmën kurse për videon është përkujdesur Prive Films.

Në ndërkohë, për muzikën dhe orkestrimin u kujdes Kico.

Krahas viteve të tjera, Kasapi këtë vit ka qenë tejet aktiv, ndërsa ka publikuar një sërë projektesh të suksesshme