Bentley tejkaloi rekordin e vet në Pikes Peak (Foto)

Bentley tejkaloi rekordin e vet në Pikes Peak (Foto)

Do të kalojë kohë e gjatë, derisa të tejkalohet ky rekord

Vitin e kaluar, Bentley Bentayga demonstroi përformancën duke shënuar rekordin e një makine SUV që mund të del nga prodhimi, transmeton Telegrafi. Kjo makinë, e ka kaluar shtegun prej 20 kilometrash në Pikes Peak International Hill Climb, për dhjetë minuta e 49.9 sekonda, afro dy minuta më shpejtë se rekordi i mëparshëm.

Prej atëherë, Bentley ka nisur punën në një Continental GT, për të tejkaluar rekordin e shënuar vitin e kaluar dhe e kaloi me sukses. Rhys Millen është kampioni i trefishtë, që ishte në timonin e makinës e cila kaloi shtegun malor për dhjetë minuta e 18.4 sekonda, apo 8.4 sekonda më shpejtë se rekordi i mëparshëm.

Shpejtësia mesatare e makinës ka qenë rreth 110 kilometra në orë, që është mjaft e lartë duke pasur parasysh ambientin ku lëvizte. Në lartësinë prej mbi 1,500 metrave,  shtypja e ajrit është tri herë më e dendur se në ambient të zakonshëm, ndërsa është dashur të 156 kthesa.

Rekordin për një makinë komerciale, që mund të del e ngjashme nga prodhimi, vështirë se për një kohë të gjatë, do ta kalojë ndonjë tjetër.