Aksident në Viti, goditet një këmbësor

Aksident në Viti, goditet një këmbësor

Një këmbësor ka marr lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:00, në Viti.

Sipas raportit të policisë, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.