Pas puthjes që i dha Orioles, Faton Shoshi shtrihet në gjoksin e Vildanes

Jo shumë kohë më parë deklaroi se është ndarë nga këngëtarja Era Istrefi, me të cilën përveç dashurisë i bashkonte edhe puna menaxheriale.

Pas ndarjes së bujshme nga Era Istrefi, mbrëmë qarkulloi një foto në të cilën Faton Shoshi shihet duke e puthur modelen seksi, Oriola Marashi.

Në imazhin që kishte siguruar lajmi.net, Fatoni dhe Oriola dukeshin si çifti, ani pse asgjë nuk ishte konfirmuar nga dyshja.

Pas asaj fotografie, Fatoni ka publikuar një tjetër imazh, në të cilin shfaqet i shtrirë në gjoksin e Vildane Zenelit.

E padyshim që këto imazhe të ish të dashurit të Erës na bëjnë të kuptojmë që ndarja prej saj nuk i ka bërë shumë përshtypje atij.