• E mërkurë / May-07 17:51
  • Kontakt

Vdes në moshën 27 vjeçare reperi Fredo Santana

Reperi amerikan, Fredo Santana, ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare.

Ylli i lindur në Chicago, emri i vërtetë i të cilit është Derrick Coleman, ka vdekur në shtëpinë e tij në lagjen Reseda në qarkun e Los Angelesit.

Fredo ka pasur probleme me mëlçinë dhe veshkën, ndërsa këtë e kishte konfirmuar gjatë muajit tetor në Instagram, ku thoshte se po trajtohej për sëmundje të këtyre organeve.

Santana ishte kushëri i reperit Chief Keef (emri i vërtetë i të cilit është Keith Cozart), më i njohur nga gjenerata e re e reperëve të Chicagos që kanë depërtuar së fundmi në skenën e atjeshme.

Gjyshja e Keef, Margaret Carter, ka thënë se Fredo kishte qenë i sëmurë, mirëpo nuk kishte folur me familjen për sëmundjen e tij.

Reperi dhe e dashura e tij në qershorin e kaluar ishin bërë prindër të një djali.

Chief Keef është shprehur i pikëlluar pas vdekjes së kushëririt duke thënë se kishin pasur plane të mëdha së bashku.